Kategoria e Pare/ Lushnja-Beslidhja 1:0
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 15 Maj 2010 23:35   Shtyp

lushnja-2-0-berkic-midis-lushnjareveLushnja ka fituar me rezultatin minimal 1-0 takimin e fundit te kampionatit duke siguruar keshtu vendin e katert, pozicion ky qe e dergon ne ndeshjet e play off-it. Tashme lagunareve do tu duhet te presin javen e fundit te superiores per te mesuar se cilen nga skuadrat do te kene perballe ne ndeshjen qe do te vendose nese rikthehen apo jo ne eliten e futbollit shqiptar. Ndeshja e sotme perballe Beslidhjes ka qene nje formalitet per tu kryer dhe lushnjaret e kane bere si duhet detyren e shtepise. Golin e fitores me vleren e tri pikeve e ka shenuar kapiteni Cela ne minuten e 33’. Me pas miqte kane tentuar te barazojne shifrat por per ta ka qene e pamundur. Ne fund, tifozeria lushnjare ka festuar me skuadren gjate edhe pse do ti duhen edhe 90 minuta te tjera per te mesuar nese do te rikthehen ne superiore apo do tu duhet te luajne serish ne kategorine e pare.

Shenues: Cela 33’

Lushnja: Spaho, Prela, Dhima, Bufasi, Sulo, Topi, Byzhyti, Korreshi(87’Kule), Cela, Arbri(79’Sula), Bubeqi(90’Pepa). Tr. A.Bano

Beselidhja: I.Dani, Ndoka, Toma, Ndreka, E.Dani, Grishi, Rrustja(65’Koccia), Perlleshi(46’Haxhia), Nikolli, Lamnica(75’Kruja), Ivanaj. Tr.R.Kulli

Gjyqtare: K.Cjapi, I.Tartari, E.Hasanaj(Fier)

Vezhgues: A.Trungu(Durres)

Karton i verdhe: Toma

komente