Duka-Laci, takohen ne FSHF per ceshtjen Partizani !
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 02 Qershor 2010 15:48   Shtyp

duka-armandDiten e sotme ne oren 12:30 ne ambjentet e Federates Shqipetare te Futbollit eshte pare administratori Paro Laci i cili ka qene i shoqeruar dhe nga shefi klubit Bujar Labinoti dhe vetem disa minuta me vone ne ambjentet e FSHF-se, ka mberritur dhe presidenti Armando Duka. Burime prane tyre kane pohuar per web Albaniasoccer.com se:

“Midis paleve eshte folur per kaosin qe ka perfshire klubin Partizani. Duke pare qe ne kete klub po ngrihen dy skuadra paralele me dy stafe te ndryshme administrator Laci i ka kerkuar ndihme presidentit Duka per te zgjidhur kete ngerc. Ai i ka dhene OK Paro Lacit qe skuadra e rregullt dhe qe njef FSHF eshte ajo e sponsorizuar nga ai dhe jo nga Albert Xhani”.

Altin Ngjela

komente