Evis Peci:Perjetesisht me ty Gramoz
nga Albaniassocer   E premte, 18 Qershor 2010 09:27   Shtyp
evis peciIsh-kapitenin e Gramozit Evis Pecin,tashme e njohin te gjithe,pasi ky lojtar ka qene nje nder me te suksesshmit ne rradhet e kolonjarëve deri ne fund te vitit te shkuar,periudhe ne te cilen ai u largua nga ekipi pas nje padrejtësie që iu bë në takimin ndaj Realit te Madridit.Por ai,duke qenë i lidhur përjetësisht me Gramozin,shprehet se këtë ekip nuk e krahason me asnjë tjetër.I befasuar dhe i tronditur me rënien e kolonjarëve nga kategoria,Peci deklaron:"Më vjen shumë keq që i gjithë mundi dhe djersa e mjaft lojtarëve me në krye tranjerin Qirjako,që e ngjitën këtë skuadër ne Kategorinë Superiore është shumëzuar me zero.Pasi këtë vit ata ranë serish ne inferiore.Por ajo që më shqetëson dhe më mundon akoma,është se të gjithë ne vendasit qe arritëm të bëjmë histori për këtë ekip,nuk mundëm të përfaqësonim ekipin tonë në Superligë.Sepse te gjithë lojtarët vendas ose u larguan ose' ngrohen stolin.Kjo ishte arsyeja që Gramozi ra ne Kategorinë e Parë.Duke mos pasur në përbërje lojtarë vendas,mos prit të kesh rezultate.Dua t'u bëj thirrje krerëve të klubit për të filluar nga puna,pasi ditët ikin një e nga një dhe sezoni i ri po afron.Ekipi duhet të nisë një orë më parë nga merkatoja,sepse më vonë do të jetë tepër e vështirë gjetia e lojtarëve cilësorë.Këto lëvizje mund të bëhen,gjithnjë nëse duan që Gramozi sezonin e ardhshëm t'u bashkohet sërish ekipeve elitare".

Faik Hamdiu
komente