Miqesore / Gramozi-Lushnja 2-2
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 09 Gusht 2010 11:53   Shtyp
gramozi_lojeDiten e djele ne oren 17:00 ne qytetin liqenor te Pogradecit eshte zhvilluar miqesorja midis Gramozit dhe Lushnjes . Takimi eshte zhvilluar ne saj te pergatitjeve per sezonin e ri futbollistik 2010-2011 . Kjo perballje i ka sherbyer teknikut Qirjako per te pare gjendjen e lojtareve dhe per te vendosur se cili prej tyre do te perfaqesoje Gramozin sezonin e ri . Miqesorja me Lushnjen eshte e dyta qe Gramozi zhvillon brenda disa diteve, kur kujtojme qe ne 30 korrik kolonjaret munden 5-0 ne Erseke, Yong Boys ( Korce ) .
Me Lushnjen , Qirjako doli ne fushe me kete perberje : Nuredini , Rexhepi , Martins , Peci, Fasllia , Olivera , Shupe , Lena , Ismolli , Kokona , Edinho .. Gjate pjeses se dyte u aktivizuan shume lojtare ku vlen te permendim Caken , Bilibashin , Rustemi , Kodren , Mukajn , Salikon etj .
Takimi nisi i qete dhe me raste nga te dyja palet , por ne te 27-ten minute ishin lushnjaret ata qe  tunden rrjeten te paret, duke kaluar ne avantazh . Kolonjaret rreaguan dhe ne te 41-ten minute gjeten  golin e barazimit me braziljanin Edinho, i cili me gjuajtjen e tij e shtangu portierin lushnjar. Pjesa e pare e takimit perfundoi ne barazim 1-1.
Pjesa e dyte: Lushnjaret ne fillim insistuan me shume dhe ne minuten e 60-te shenuan golin e dyte dhe te avantazhit momental. Rreagimi i Gramozit ishte i shpejte duke shenuar golin e barazimit me te riun Mukaj . 
Ne shifrat 2-2 eshte mbyllur 90 minuteshi i kesaj sfide .

Arnold Dhimitri
komente