Cudira shqipetare/ Presidenti i Vlores, shkarkon trajnerin per rezultate te dobta ne miqesore
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 09 Shtator 2010 22:17   Shtyp

VloraNe Shqiperi jemi mesuar te degjojme cudira nga me te ndryshmet ne boten e sportit. Kjo e fundit ka ndodhur ne Vlore.  Presidenti i skuadres qe kete sezon do te debutoje ne kategorine e pare, ka shkarkuar trajnerin e skuadres, Leonidha Currin per rezultate te dobta. Ky ka qene motivi qe ai i ka komunikuar teknikut pasi i ka kerkuar te largohet. Te mendosh qe kategoria e pare e futbollit, nuk ka nisur ende. Do te startoje kete jave por presidenti i Vlores, ka ngelur i pakenaqur nga rezultatet e dy miqesoreve te fundit te skuadres se tij dhe nuk eshte menduar dy here per te larguar trajnerin e mirenjohur. Vendin e trajnerit Leonidha Curri, e ka marre zv/trajneri Albert Haxhia qe tashme ka per detyre te drejtoje skuadren ne javen e pare te kampionatit, derisa presidenti te emeroje nje trajner tjeter.

Enea Shtrepi

komente