Kategoria e Pare/ Partizani-Lushnja 0-2
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 20 Shtator 2010 22:36   Shtyp

partizani-lushnja1Me nje stadium te tejmbushur nga forcat e rendit eshte zhvilluar ndeshja mes Partizanit dhe Lushnjes, takim qe perfundoi me fitoren 0-2 per miqte. Ne “Selman Stermasi”, te kuqte e kane nisur me humbje sezonin e ri dhe lojtaret ne fushe kane qene te detyruar te degjojne korret kunder tyre dhe presidentit Xhani qe tifozet i kishin rezervuar. Mes tyre dhe Paro Laci qe nuk u lejua nga forcat e rendit per tu ulur ne tribunen Vip. Ne krahun tjeter Lushnja i gezohet tre pikeshit te rradhes qe e dergon ne krye te tabeles se klasifikimit. Ndeshja ka nisur qetesisht dhe lojtaret ne fushe, ndryshe nga atmosfera e tensionuar ne shkallet e stadiumit shume pak kane menduar te rrezikojne ne portat respektive. Ne pjesen e pare asgje per tu shenuar, aq sa loja eshte bere teper monotone. Ne te dyten, Partizani ka tentuar te arrije te goli por e ka patur te veshtire. Miqte arrijne te zhbllokohen ne minuten e 81' me ane te Cutres dhe dyfishojne dy minuta para fundit me ane te Metushit duke hipotekuar fitoren ne kryeqytet.

Enea Shtrepi



Partizani 0
Lushnja 2

Shenues: Çutra 81’, Metushi 88’

E hene, 20 shtator 2010, ora 16:00, ne stadiumin “Selman Stermasi”, Tirane

Partizani: Xhika, Hithi (76’ Berberi), Pashaj, Pinari, Bakalli, Sulçe (69’ Peposhi), Beqiri, Xhepa, Mehja (59’ Gjoka), Karapici, Dushku. Tr. N. Bajko
Lushnja: Miraka, Bufasi, Mertiri, Sulo, Ruço, Gjoni (81’ Lluca), Çutra, Gjeta (81’ Metushi), Sula, Galica, Varfi. Tr. Ll. Dushku
Gjyqtare: A. Taullau, D. Agaraj, E. Barushi (Tirane)
Kartona te verdhe: Çutra, Galica, Varfi

komente