Kategoria e Pare/ Gramozi-Tomorri 2-1
nga AlbaniaSoccer   E diel, 17 Tetor 2010 07:51   Shtyp

gramozi_lojeGramozi ule beratasit me kembe ne toke

Gramozi mund 2-1 Tomorin duke marre fitoren e dyte kete sezon. Kolonjaret kane arritur nje fitore te rendesishme dje , kur kane mposhtur beratasit. Tekniku kolonjar Qirjako do te dilte ne fushe me kete 11-teshe: Nuredini, Rexhepi, Faslliu, Peci, Ismolli, Lena, Bilibashi (65’ Martins), Shupe, Tadeu, Edinjo(65’ Olivera), Kokona,(76’ Mukaj)


Vendasit e kane nisur lojen me ritem duke treguar pretendimet e tyre per kete sfide . Ne minutat e para te lojes rastet me te mira i kane pasur vendasit, por pa ndonje rezultat . Miqte ‘’zgjohen’’ dhe provojne me Çaushajn dhe Bubeqin, por asgje.

Gramozi do te sulmoje porten e Tomorit vazhdimisht dhe ne te 23-ten minute vjen goli me ane te Bilibashit . Ky i fundit pas asistit qe ka marre nga braziliani Edinho , ka gjuajtur nga mbi 16-metra dhe ka shenuar golin e pare per Gramozin . Me pas loja ka vazhduar me raste nga te dyja palet, por pjesa e pare eshte mbyllur 1-0 .

Minutat e para te pjeses se dyte kane folur teresisht per Gramozin . Ne te 50-ten minute Lena nga krahu i djathte godet fort, por topi stampon shtyllen dhe me pas peson nje devijim nga mbrojtja mike duke sjelle keshtu dhe golin e dyte per Gramozin .

Pas kesaj Gramozi administron lojen dhe nuk lejon miqte ti afrohen portes . Atehere kur nuk pritej, Çaushaj me nje goditje te bukur nga kendi ndeshkon vendasit dhe shkurton diferencen per te tijet ne 2-1.

Ka ende minuta loje dhe Tomorri provon vazhdimisht te gjeje golin e barazimit, por nuk ja ka arritur dot . Portieri Nuredini dhe mbrojtja e Gramozit nuk e kane lejuar kete gje dhe keshtu eshte mbyllur e gjithe ndeshja . Gramozi me kete fitore shkon ne kuoten e 6-pikeve ne 5-jave kampionat ndersa Tomorri ne kuoten e 9-pikeve.


Shënues:
Bilibashi 23’, Lena 50’ / Çaushaj 57’

Arnold Dhimitri

komente