Kategoria Superiore/ Terbuni-Partizani 0-0
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 27 Tetor 2010 22:23   Shtyp

partizani_turbina_thumbJane luajtur sot ne Puke 23 minutat qe nuk u zhvilluan dy jave me pare ne ndeshjen Terbuni-Partizani. Kjo ndeshje eshte mbyllur me rezultatin 0-0 e duhet theksuar qe vendasit kane humbur nje mundesi te mire per te fituar takimin, por Shytani nuk ka mundur te shenoje nga pika e bardhe e penalltise ne minuten e shtate. Portieri i te kuqve Xhika ka bere mrekulline duke ruajtur te paprekur porten e tij e duke i dhene Partizanit nje pike te vlefshme ne transferte. Kjo ndeshje ishte nderprere dy jave me pare ne minuten e 67’ per shkak te reshjeve te dendura te shiut qe renduan terrenin dhe ben te pamundur perfundmin e takimit.  Dy jave me pare ndeshja u nderpre me rezultatin e bardhe 0-0 dhe pas 23 minutave qe u luajten sot, ky takim perfundoi serish me te njejtin rezultat.

Enea Shtrepi

komente