Partizani/ Shtyhet serish gjyqi, tifozet proteste para gjykates
nga AlbaniaSoccer   E martë, 12 Korrik 2011 20:15   Shtyp

partizani_protestPartizani nuk ka mundur te mesoje asgje te re per te ardhmen e tij. Gjykata e Tiranes ka shtyre edhe nje here tjeter gjyqin per ne nje tjeter date. Pas kerkeses se avokateve te presidentit Albert Xhani, trupi gjykues ka vendosur 14 shtatorin si daten per seancen e rradhes. Tifozet e kuq kane mbajtur premtimin dhe me shume parrulla ne duar, flamuj dhe thirrje kunder Xhanit  kane zhvilluar nje proteste paqesore.

Ata jane te vendosur te mos terhiqen deri sa skuadra e tyre te rikthehet mes me te mirave te Shqiperise aty ku jemi mesuar te gjithe te shohim Partizanin.
Sezonin qe vjen te kuqte duhet te luajne ne kategorine e dyte por parate mungojne, lojtaret dhe trajneri po ashtu nuk ekzistojne. E vetmja shprese eshte qe Ministria e Mbrojtjes ti marre Xhanit klubin dhe te nise nje ere te re ne historine e kesaj skuadre legjendare.

 

 

 

komente