Ne fokus/ Tifozet e Partizanit rrahin presidentin Albert Xhani
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 15 Gusht 2011 23:39   Shtyp

albert_xhaniPara zyrave te FSHF-se tifozet e Partizanit kane pasur nje perplasje fizike me presidentin Albert Xhani. Njeriu me i urryer per ta ne vitet e fundit ka replikuar fillimisht ne distance me ta dhe me pas gjakrat jane nxehur. Tifozet e kuq i kane kerkuar llogari atij per rrenimin e klubit dhe me pas e kane goditur ate me sende te forta. Policia ka shoqeruar dy prej tyre ne komisariatin numer nje te Tiranes dhe me pas njerin e ka liruar sepse ishte minoren. Xhani ka bere nje denoncim dhe kerkon qe tifozet dhunues te ndiqen penalisht per sulmin qe i bene atij. Kjo  situate ka ardhur pas rrenimit te Partizanit qe tani ka perfunduar ne kategorine e dyte dhe nuk ka me asgje. Per tifozet fajtori i vetem eshte Albert Xhani dhe i kerkojne atij te largohet sa me shpejt e te mos mbaje me peng nje nga skuadrat me teper histori ne futbollin shqipetar.

 

komente