Kategori e Pare/ Burreli mund Kukesin, Lushnja prek vendin e dyte
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 25 Shkurt 2012 17:28   Shtyp

kate-pareU luajt sot java e XVII e Kategorise se I. Te gjitha ekipet pretendente kane fituar me perjashtim te ekipit te Kukesit qe eshte mundur ne minutat e fundit nga Burreli.

Lushnjaret vazhdojne me goleada, kete here “viktime” e tyre eshte bere ekipi i Vlores. Sulmuesi Canka ka qene lojtari me i mire per lagunaret ne fushen e lojes duke shenuar dhe tre gola. Me rezultat te paster ka fituar dhe Luftetari i drejtuar nga trajneri tiranas, Nevil Dede me rezultatin 3-0. Kane qene dy shkodranet Raboshta (2-gola) dhe Ramadani qe kane shenuar golat ne kete perballje.

Besa ka fituar ngusht ne fushen e saj ndaj Ades se Velipojes kurse Elbasani ishte i vetmi nga gjashte kryesuesit qe arriti te fitoj jashte fushes se tij. Verdheblute fituan derbin e prefektures me gol te Ender Dalipit ne minuten e 85-te.

Burreli i vendit te fundit ka bere suprizen me te madhe duke mposhtur ne fushen e tij pretendetet e Kukesit dhe duke i zbritur ata nga vendi i dyte ne te tretin ne renditjen e pergjithshme.

Rezultatet e javes se XVII

Gramshi-Elbasani 0-1

Lushnja-Vlora  4-1

Luftetari-Himara  3-0

Butrinti-Mamurrasi  3-1

Burreli-Kukesi  1-0

Besa-Ada  3-2

Iliria-Gramozi  2-0

Beslidhja-Skrapari  2-0

komente