Kategoria e Pare/ Lushnja dhe Kukesi fitojne, grushta ne Elbasan per nje pike
nga AlbaniaSoccer   E diel, 04 Mars 2012 09:41   Shtyp

kate-pareJane luajtur dje shtate nga tete takimet e Kategorise se Pare. Luftetari kryesues nuk ka arritur me shume se nje barazime pa gola ne trasferte perball Skraparit vendas. Kukesi ka fituar me shume veshtiresi ndaj Beses se drejtuar nga Gugash Magani.

Lushnjaret vazhdojne serine e fitoreve dhe me te njetin golashenues Canka i cili shenoj serish nje dygolesh ne perballjen me Himaren. Gramozi humbet ne shtepi ndaj Gramshit kurse Ada nuk shkon me shume se nje barazime me Ilirine. Mamurrasi ka fituar minimalishte 1-0 ndaj Burrelit.

Ne stadiumin “Ruzhdi Bizhuta”, u zhvillua nje ndeshje mjaft e forte midis verdhebluve dhe miqve nga lezha. Vendasit kane qene me kerkues dhe e kane kerkuar golin, por sulmuesit nuk kane qene ne diten e tyre me te mire duke humbur raste shume flagrante. Ne minuten e 80-te, Peqini i lezhes bene nje nderhyrje te rende ndaj Dalipit duke krijuar nje situate kaotike ne fushen e lojes. Arbitri Cjapi ndeshkon me te kuqe lojtarin e Beslidhjes dhe nga krahu tjeter largon zevendes trajnerin Dosti. Midis lojtareve te dy ekipeve jane shkembyer dhe grushta duke u dashur dhe ndihma e forcave te policise per te qetesuar situaten.

Rezukltatet e Kategorise se I :

Elbasani-Beslidhja  0-0

Mamurrasi-Burreli  1-0

Skrapari-Luftetari  0-0

Himara-Lushnja  2-3

Gramozi-Gramshi  0-1

Kukesi-Besa  2-1

Ada-Iliria  1-1

Vlora-Butrinti (luhet diten e Hene ne oren 14:00)

Pas javes se XVIII kryeson Luftetari me 41-pike, i ndjekur nga Kukesi dhe Lushnja me 37-pike. Tabelen e mbyllin Skrapari ne vendin e 14-te, me 16-pike, Vlora ne te 15-tin, me 15-pike dhe ne vend te fundit  Himara me 10-pike.

komente