Kategoria e Pare/ Ngec Kukesi, pretendetet e tjere fitojne
nga AlbaniaSoccer   E diel, 11 Mars 2012 11:47   Shtyp

kate-pareJane luajtur dje ndeshjet e javes se XIX te Kategorise se Pare. Nga gjashte ekipet pretendente Kukesi eshte ndalur ne trasferten e Fushe Krujes ne barazim 2-2 kurse Luftetari ka fituar ndaj nje rivali direkt si eshte Beselidhja me rezultatin minimal 1-0. Ka qene Arlind Nora ai qe ka shenuar ne kete perballje, por dhe qe ka humbur nje njembedhjetemetersh.

Verdheblute e Elbasanit kane fituar 4-2 ne trasferten e Ersekes, ndaj Gramozit. Lushnjaret vazhdojne te siglojne fitore me goleade. Kete here preha e tyre eshte bere Skrapari.

Pas javes se XIX Kategorine e Pare e kryeson Luftetari me 44-pike i ndjekur nga Lushnja me 40-pike dhe Kukesi me 38-pike. Vendi i pare dhe i trete kane nga nje ndeshje me pak e cila do te zhvillohet kete te Merkure ne Gjirokaster. Tabelen e klasifikimit e mbyll Himara me 10-pike.

Rezultatet e javes se XIX

Luftetari-Beselidhja 1-0 (Nora 57′)

Lushnja-Skrapari 4-0  (Sefa 3, Bizhyti 16′, Çela 34′, Canka 46′ (11-m)

Gramozi-Elbasani 2-4  (Çela 60′, Musabelliu 72′ / Dalipi 35 ‘ (11-m), Galica 63′, 65′, Ruçi 80′)

Iliria-Kukesi 2-2 (Ziri 32′, Mitraj 57′ / Malo 33′, Jevdeviç 70′)

Besa-Mamurrasi 2-1 (Frashëri 3′, Bubeqi 84′ / Hasanaj 82′)

Gramshi-Ada 1-0 (Ledio Koçi 65′ (11-m)

Butrinti-Himara 2-1 (Mullai 20′ , Papa 67′/ Nenaj 43′)

Burreli-Vlora 3-0 (Ivanaj 15′, 85′ (11-m), Pirani 33′)




komente