Play-out/ Himara qendron ne te I, Naftetari i bene “gjemen” Gramozit
nga AlbaniaSoccer   E diel, 20 Maj 2012 18:45   Shtyp

gramozi_dos_santos_golGramozi Naftetari 1-2

Shenues: Hysolli 62′ /  Molla 9′, Gjoka 90′+2

Naftëtari ka mposhtur ekipin kolonjar duke i bëre “gjëmën”. Gramozi eshte mundur në play-out dhe vitin tjeter do te luajne  në kategorinë e dytë, aty ku ishin para pesë sezonesh.

Kuçovarët e kanë nisur mirë ndeshjen, pasi golin e avantazhit e gjejnë që në minutën e 9-të me Mollën. Në minutën e 62-të ka barazuar Hysolli për Gramozin. Ku mendohej se ndeshja do të shkonte në shtesë është sulmuesi Samet Gjoka i Naftëtarit që nga 35-metra shënon golin e dytë, gol i cili i dergoi kolonjarët në të dytën.

Tashme perballja me Realin do te mbetet thjesht nje enderr e bukur per Grazmoin dhe tifozet e tij.

Himara – Sukthi 3-0

Shënues: Xhunior 10′, Gjondeda 15′, Nenaj 60′

Himara ka fituar 3-0 ndaj Sukthit ne fushen sportive te qyetetit te Peqinit. Me këtë fitore himariotët kanë fituar të drejtën, që edhe në sezonin 2012-2013 të jenë pjesë e kategorisë së parë, ndërsa ëndrra e Sukthit mbetet e pa realizuar.

Himariotet kane qene superior gjate gjithe ndeshjes ndaj Sukthit te drejtuar nga ish portieri i Teutes Xhevahir Kapllani. Himariotet kane humbur e nje penallti ku mund ta conin rezultatin ne 4-0. Fale eksperiences se lojtareve qe kishte ne dispozicion Edmon Licaj i Himares ju lehtesua shume fitoria ne kete ndeshje play-out.

komente