Legjionaret/ Curri rikthehet ne fushe pas dy javesh
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 02 Prill 2011 17:13   Shtyp
debatik_currri_genclerbirligiLajme te mira per Kombetaren shqipetare vijne nga Turqia. Mbrojtesi kosovar Debatik Curri ka lene pas kraheve demtimin e rende dhe me shume mundesi do te rikthehet pas dy javesh ne fushen e blerte per te luajtur disa minuta. 10 dite me pare ai filloi stërvitjen e shume shpejt do bashkohet me skuadren. Curri luan per Genclerbirligi dhe deshiron shume te jete ne fushe kunder Beshiktashit ne 17 prill. Mbrojtesi i Kombetares sone pesoi nje demtim te rende ne ligamentet e gjurit dhe pozitive eshte se ai mund te jete gati per kuqezinjte qe ne ndeshjen miqesore qe Shqiperia pritet te luaj ne fund te muajit maj.

Pirro Nika
komente