Erbim Fagu: Kupa shkoi aty ku duhet te shkonte
nga Albaniassocer   E hënë, 10 Maj 2010 18:46   Shtyp
erbim_faguMbrojtesi verdhezi Erbim Fagu vetem nje dite para finales se kupes kishte deklaruar eksluzivisht per web tone www.albaniasoccer.com se kupa do te shkonte ne Kavaje. Per ate qe kishte treguar skuadra e Beses ne kete sezone dhe pas finales se luajtur dje ne “Qemal Stafa”, rezultoi e vertete.

Fagu (qesh), : “Ju kisha thene qe kupen do ta fitonte Besa dhe ashtu ndodhi. Treguam qe jemi nje grup i shkelqyer dhe meritonim dhe me shume sec kemi arritur deri me tani por…
Ndeshjen e kishim vleresuar maksimalishte dhe me shume i druheshim emrit te Vllaznise se sa lojtareve te tyre ne fushen e lojes. Tifozet tane te mrekullueshem na mbeshteten dhe kishin besim tek ne dhe fale dhe ndihmes se tyre ne barazuam. Treguam qe jemi nje skuader kualitetesh. Ishim ne disavantazh dhe besuam deri ne fund. Barazuam dhe ne shtese shenuam dhe golin e fitores, c’ka flete me se miri per vlerat qe mbart kjo skuader. Dua te falenderoj presidentin Bizhdili si dhe presor Shpetim Duro, pa harruar gjithe shoket e ekipit qe kane qene gjate gjithe sezonit te shkelqyer dhe me ne fund u shperblyem. Shpresoj qe ky grup te vazhdoj te jete bashke pasi mendoj qe mund te bej ende shume gjera te bukrua per te kenaqur tifozerine e mrekullueshme verdhezi”, ka perfunduar prononcimin e tij per Albaniasoccer.com tiranasi Fagu.

Klevis Bejkolli
komente