Bekim Kuli: Kualifikimi ndaj ish-skuadres jo i pamundur
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 14 Shkurt 2011 05:08   Shtyp

bekim_kuliMesfushori i Shkumbinit Bekim Kuli i cili ka luajtur per disa sezone me Dinamon eshte i kenaqur qe do te jete i gatshem per te luajtur ndaj ish skuadres se tij, por e di qe nuk do te jete nje ndeshje e lehte. "Ne kemi nje grup te mire qe luajne me zemer por keto kartonat e kuq na kane demtuar shume. Une jam i kenaqur qe do te luaj ndaj ish ekipit tim,por nuk do te jete e lehte. ndonese me disa probleme dhe mungesa keto javet e fundit, ata perseri jane kampionet ne fuqi dhe Kupa eshte e vetmja betje qe u ka ngelur, prandaj mendoj se do te jete nje loje e forte. Une u jap fjalen tifozeve tane se do bejme te pamunduren qe te fitojme ketu ne shtepine tone dhe pse jo te mos i eleminojme kundershtaret tane. Neqofte se ne duam te luajme ne kupat e Europes sezonin e ardhshem me perpara ne duhet te marrim Kupen e Shqiperise",perfundoi Bekim Kuli prononcimin e tij per Albaniasoccer.com.

Skerdilaid Sulozeqi

komente