Kupa e Shqiperise/ Skenderbeu-Besa 1-3
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 16 Shkurt 2011 23:04   Shtyp

besa_fitoreSkenderbeu eshte shokuar ne shtepi nga Besa. Kavajasit kane kaluar menjehere ne avantazh vetem 8-te minuta mbasi kishte filluar ndeshja duke bere te heshti i gjithe stadiumi. Braziliani Dos Santos ka surprizuar korcaret dhe i ka dhene golin e avantazhit te tijeve. Skenderbeu  nuk dorezohet dhe me ane te Gjergji Muzakes kane barazuar ne minuten e 15-te. Muzaka ka marre mire me gjoks topin brenda zones dhe me mjeshtri te madhe ka derguar topin. Te dyja skuadrat ne minutat e mbetura kane disa mundesi por Besa eshte me konkrete ne sulm.

Ne pjesen e dyte do te vijne dy golat qe kane hedhur ne tapet djemte e Muces. Dos Santon nje nga me te miret ne fushe ben rremuje Vrapin dhe Bicin. Ne minuten e 57-te Besa fiton nje 11-metersh qe shnderrohet ne gol nga Mihani. Ne minuten e 70-te Dos Santos leviz mire ne zone dhe jep nje asis per Noren qe me porten e boshatisur shenon golin e trete qe mund te kete vendosur kualifikimin per me tej per skuadren e Beses.

Enea Shtrepi

komente