Artan Mergjyshi: Goli i shenuar nga Martinena na mbane ne gare
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 16 Mars 2011 18:40   Shtyp

mergjyshi_dinamoArtan Mergjyshi, trajneri i Dinamos pas perfundimit te takimit Vllaznia - Dinamo e fituar nga vendasit me rezultatin 2-1 ka deklaruar per www.albaniasoccer.com se:

“Kundershtari arriti te beje kontroll te mire te rasteve qe ne i humbem, pra keshtu ai u tregua me dinak dhe shenoi dy here ne menyre te befasishme sidomos goli i pare. Me pas edhe ne fillimin e pjeses se dyte ne pesuam nje tjeter gol cka demoralizoi jo pak skuadren. Minutat e fundit ishin kryesore per ne dhe rezultuan me fat sepse ne shenuam nje gol. Ky gol na mban ende ne gare por duhet vleresuar me shume ekipi kundershtar pasi ata tregohen te vemendsshem ne takimet e transfertave. Mendoj se gara eshte e hapur gjithcka do te vendoset ne takimin e radhes." ka permbyllur deklaraten e tij trajneri i bluve te kryeqytetit.

Besi Donati

komente