Gert Haxhiu/ Sakrifikuam shume
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 16 Mars 2011 20:22   Shtyp
gert_haxhiuGerti Haxhiu, trjaneri i Beses pas perfundimit te takimit per mediat e shkruara u shpreh keshtu:“Ti bejme nje rezyme ketij takimi te shkurter. Ne vinim me shume mungesa ne skuader, mungesa delikate sidomos ne fushe ku mungonin Mihani, Dhembi dhe Poci. Na u desh te sajoheshim me Djarmatin ne krah duke sjelle Mancakun ne qender. Dua te falenderoj cunat per sakrificen qe po bejne sepse nuk jemi mire ne kampionat. Ne ndeshkohemi nga autogolat tane si ne ndeshjet ne kampionat po keshtu edhe ne kupe. Kemi objektiv kupen edhe pse kemi kete shterpesi njerezish. Mendoj qe jemi favorit per ne finale sepse ndeshja e dyte eshte ne Kavaje, por mbi te gjitha them se eshte nje ndeshje e hapur. Shpresojme te rikuperojme tre forca ne mesfushe gjithashtu shpresojme te kalojme kete situate te frikshme. Mungojne dy ndeshje nga objektivi final. Eshte nje ndeshje qe mund te vendose se jemi ne qe mund te shkojme ne finale po ashtu edhe ne kampionat duhet te luftojme sepse dhe atje kemi ndeshje decizive.” – perfundoi vlonjati Haxhiu, i cili nuk po gezon nje situate te mire ne kampionat ashtu sic po e gezon ne kupe me skuadren e tij.

Besi Doanti
komente