Valter Fushaj: Dua vetem arbitrim te drejte - te fitoj me i miri
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 06 Prill 2011 03:24   Shtyp
valter_fushajPresidenti i Vllaznise Valter Fushaj ka deklaruar perpara takimit te shumepritur per ndeshjen e kthimit gjysemfinale te Kupes se Shqiperise Dinamo-Vllaznia se: "Ne jemi pregatitur mire per kete takim. I kemi marre te gjitha masat per udhetimin e tifozeve tane, keshtu qe lojtaret nuk do ta ndjejne mungesen e ultrasve por jam i bindur se ne stadium do te vine ta ndjekin dhe shume tifoze te tjere shkodranë qe jetojne ne Tirane. U kam vetem nje merak, qe arbitrimi te mos behet pjese negative e lojes, por te luhet paster dhe te kete fair play ndermjet skuadrave. Le te fitoje ekipi qe do te luaje me mire. Eshte e vertete qe ne kemi nje renie te lehte keto kohet e fundit por nese arrim nje fitore ne i japim fund kesaj gjendje apatike. Kush fiton ndeshjen e neserme do te jete dhe fituesi i Kupes se Shqiperise", u shpreh i bindur presidenti i Vllaznise Valter Fushaj.

Andis Shoshi
komente