Kupa e Shqiperise/ 19 maji dita kur do luhet finalja Tirana-Dinamo
nga AlbaniaSoccer   E premte, 08 Prill 2011 22:01   Shtyp
kupa_shqiperisFinalja e Kupes se Shqiperise ishte percaktuar ne fillim te sezonit te luhej ne daten 8 maj. Kjo dite eshte dhe dita kur do te zhvillohen zgjedhjet lokale dhe planet kane ndryshuar. Policia ne kete date nuk merrte persiper mbarvatjen e finales se Kupes pasi gjate gjithe dites do te jete e perqendruar ne menaxhimin e situatave qe do te prodhojne zgjedhjet ne te gjithe vendin. Sot drejtuesit e Federates Shqiptare te Futbollit, pas nje takimi me kreret me te larte te policise dhe dy klubeve finaliste Tirana dhe Dinamo kane gjetur zgjidhjen. Finalja do te luhet ne daten 19 maj, diten e enjte ne stadiumin Qemal Stafa. Orari nuk eshte percaktuar akoma. Kjo do te jete finalja e 59-te per Kupen e Shqiperise.

Pirro Nika
komente