Miqesore/ Shaktjor Donjesk – Skenderbeu 1-0
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 30 Qershor 2011 23:13   Shtyp

skenderbeu__ekip_kampionSkenderbeu u mund 1-0 ne miqesoren e luksit perballe Shaktar Donjesk ne kuader te pregatitjeve per ndeshjet e Champions Lige ndaj Apoelit te Nikosise. Ukrainasit fituan fal golit te shenuar prej mesfushorit te kombetares Shpresa te Brazilit, Alan Patrik ne minuten e 61. Ne kete miqesore, trajneri Duro luajti me formacionin me te mire qe kishte ne dispozicion por gjithashtu provoi dhe spanjollin Elua Robles, i cili beri nje paraqitje pozitive perballe kampioneve te Ukraines. Nga minuta e pare per korcaret u aktivizuan, Shehi, Robles, Vrapi, Bici, Renato Arapi, Orelesi, Shkembi, Allmuca, Bratic dhe ne sulm Muzaka dhe Ribeiro. Ne krahun tjeter ukrainasit ndonese luanin pa yjet Eduardo, Srna dhe Uillian kishin ne fushe disa lojtare te kombetares ukrainase por edhe lojtare te kombetares shpresa te brazilit. Pjesa e pare u mbyll ne barazim pa gola 0-0 me nje loje me te mire te kampioneve ukrainas, ndersa bardhekuqte mundesine me te mire e paten ne minuten e 36, ku Muzaka goditi nga Brenda zones, ndersa topi i kthyer prej portierit u gjuajt me koke nga Shkembi mbi porten e portierit Ribka. Ndersa ne pjesen e dyte trajneri Duro provoi edhe Biskup, Dos Santos, Sulejmanovic por edhe te rinjte Topalli, Kristi Arapi dhe Tahirllari. Gjate pjeses se dyte Shehi priti nje 11 metersh ndaj kapitenit te Shaktar, Oleksei Gai, ndersa mundesine per te barazuar e pati Dos Santos i cili nuk mundi te shenoje vetem per vetem me portierin kundershtar. Ndeshjen miqesore te rradhes, Skenderbeu do ta luaje ndaj skuadres rumune te Timishoares

komente