Ndahet nga jeta "Legjenda" Panajot Pano!
nga AlbaniaSoccer   E martë, 19 Janar 2010 23:32   Shtyp
panajot_pano_bamir_topi_thumbNe menyre krejt te papritur, ne SHBA eshte ndara nga jeta ish futbollisti dhe "Legjenda" e futbollit Shqiptar, Panajot Pano. I lindur me 7 prill 1939, Pano do te behej njeriu me i famshem i fubollit Shqiptar dhe lojtari me i dashur i 10-tra brezave. Talenti, mprehtesia, shpejtesia, saktesia dhe goditja preçize, e bene Panon nje nga futbollistet me te suksesshem ne Shqiperi, emri i te cilit nenvizohej perpara cdo ndeshje nga cdo ekip kundershtar jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne Europe dhe Bote.

Pano e filloj karrieren e tij si lojtar i Tiranes, per te vazhduar sukseset e tij tek Partizani ku fitoi 4 Kampionate Kombetare dhe 5 Kupa te Republikes te shoqeruara me shume e shume tituj individuale, perfshi, "Mjeshter i merituar i Sportit ", "Lojtari i Shekullit " akorduar nga UEFA/FIFA si dhe "Nder i Kombit" dekoruar nga Presidenti i Republikes Bamir Topi ne vitin 2009 me rastin e 70 vjetorit te lindjes.

Kujtimi dhe emri i tij do te mbetet gjithnje i paharruar ne mendjet dhe zemrat e te gjithe atyre qe ishin lidhur me emrin e Panajot Panos.

Albaniasoccer.com dhe stafi i saj i percjellin ngushullimet me te perzemerta familjes Pano ne Amerike dhe ne Shqiperi

Enea Shtrepi
komente