Gramozi - Real / Pellegrini: Ndeshje spektakël
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 20 Janar 2010 15:58   Shtyp
manuel_pellegriniManuel Pellegrini, trajneri i Real te Madridit, foli perpara mediave ne prag te takimit miqesor Gramozi-real madrid, duke shprehur indinjaten e tij per gjendjen e veshtire te krijuar ne rrethinat e veriut si dhe gjendjen e hidheruar qe po kalon futbolli shqiptar pas humbjes se "Legjendes" Panajot Pano.

"Jam ne dijeni te situates. Me ka ardhur keq. permbytjet ne rrethanat e veriut te Shqiperise kane shkaktuar deme te medha dhe une jam teper i kenaqur qe te ardhura nga takimi i sotem do te afrohen per ndihme prane familjeve te ndikuara nga demtimet e shkaktuara", theksoi Pellegrini i cili gjithashtu do te shtonte se skuadra e tij nuk ka ardhur ne Shqiperi vetem per shetitje.

"Ardhja jone ne Shqiperi, nuk eshte thjesht nje shetitje. Ne e kemi vleresuar kete takim dhe do te luajme nje futboll "spektakolar" qe te kenaqim te gjithe tifozat te pranishem ne Stadium", cilesoi trajneri i galaktikeve

Klevis Bejkolli
komente