Pas pikes ne Lac, durrsaket kerkojne fitoren ndaj Tiranes
nga AlbaniaSoccer   E martë, 26 Janar 2010 22:10   Shtyp

teuta_logoSot durrsaket i jane kthyer stervitjes, pas pushimit te dites se hene. Pika e marre ne Lac ka qene e vlefshme per Teuten sidomos ne aspektin psikologjik duke e kaluar pozitivisht testin e pare te vitit. Mbrojtesi Erion Dushku tregon se ekipi i tij mund te dilte dhe me tre pike nga Laci, kur thote se: "Kemi bere nje ndeshje te mire, ndoshta me pak fat mund te dilnim dhe fitues nga kjo ndeshje. Tani mendojme per Tiranen dhe urojme qe te kthehemi tek fitorja dhe te kapim vendin e trete ne renditje", -perfundon mbrojtesi i qendres se Teutes.

Altin Ngjela

 

komente