Shekulli 21, ndërrohen lojtarët duke bertitur!
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 30 Janar 2010 20:38   Shtyp

substitute_refereeNdërrohen lojtarët duke bërtitur. Kjo ndodh ne Shekullin e 21-te dhe vetem ne Shqiperi nga te gjitha Kampionatet Evropiane. Ne ndeshjen Teuta-Tirana gjithe te pranishmit ne shkallet e stadiumit “Niko Dovana”, nuk i ka shpetuar pa pare ajo tabele e vjeter e mbetur ndoshta qe nga koha e komunizmit per te te treguar numrin e lojtarit qe duhet te dilte dhe atij qe do hynte. Ne minuten e 85-te, ndodhe dhe me e bukura. Tirana largon Muzaken dhe ne vend te tij aktivizon Lilajn. Arbitri katert kontrollon tabelat e vjetra qe mezi i duken numrat, por per fat te keq ve re se numrat qe duheshin per kete zevendesim mungonin. Duke mos pasur zgjidhje tjeter ai bertet me ze te larte duke thene Muzaka-Muzaka, kjo ka shkaktuar te qeshura ne stadium. Jetojme ne 2010 dhe disa nga klubet tona nuk kane as kushtet me elementare sic jane tabele elektronike e cila eshte dhe nje detyrim nga UEFA.

Altin Ngjela

komente