Kategoria Superiore / Vllaznia - Laçi 1-2
nga AlbaniaSoccer   E diel, 31 Janar 2010 19:48   Shtyp

laci_skuaderTerreni dhe Nora mundin Vllazninë!

 

Premisat ishin per nje ndeshje komplet ndryshe nga ajo që u pa ne Loro Boriçi. Në Shkoder pritej fitorja e parë e trajnerit të ri,Edi Martini,por erdhi dygoleshi i Nores qe i dha një shuplakë shkodranëve. Ndoshta duhet thënë që nje faktor kryesor ishte edhe gjendja e mjerueshme e tapetit të blerte të Loro Boriçit,jo pse Laçi nuk kishte të njejtin problem por ekipi shkodran per natyren e lojes se tij teknike ishte shume i penalizuar nga fusha e renduar. Edhe pse Vllaznia kaloi e para ne avantazh me ane te Bales,por duhet vequar aksioni i Shtubines qe i dhuroi topin sulmuesit te ri. Difekti me i madh qe ra ne sy tek ekipi shkodran ishte mungesa e finalizimit te aksioneve te ndertuara. Per lojtaret kuqeblu rastet per te dyfishuar rezultatin nuk munguan por pikerisht kur pritej goli i dyte i Vllaznise erdhi barazimi i lojtareve te Laçit me Noren.Nje ndihme të madhe në këtë gol e dha edhe i riu Sykaj që nuk arriti të bllokonte krosin qe arriti në këmbët e Norës,i cili vetem perballë Grimes nuk gabon. Nëse deri tani shkodranët ishin të gjithë ne sulm per golin e sigurisë tani hidhen ne sulm edhe më teper per të siguruar fitoren dhe ky do te ishte problemi i Vllaznise sepse kur i gjithë ekipi po mendonte per golin e fitores vjen goli i dytë i kurbinasve perseri me anë te Norës. Nga ky moment edhe forcat e pakta qe shkodranet kishin, u shuan dhe erdhi humbja e radhes për kuqeblutë. Në radhet e shkodranëve debutuan mbrojtësi Kraja dhe anglezi James Phoenix që së bashku me Shtubinen ishin lojtarët më të mirë tek kuqeblutë kurse Nora ishte padyshim lojtari më i mirë për bardhezintë.Trajneri Edi Martini ka ende shumë punë për të çuar Vllazninë aty ku duhet.Në të kundert duhet lavderuar puna që po bëhet tek ekipi i Laçit qe me një grup lojtaresh të rinj po i afrohen një qendrimi ne Superligë qe askush nuk e mendonte, ndoshta as vete ish trajneri i tyre Edi Martini.

 

VLLAZNIA : 1-Grima, 4-Kraja, 3-Mrvaljevic (82’ 11-Nika), 2-Smajli, 15-Sykaj, 7-Shtubina, 18-Phoeniks (79’ 22-Doçi), 20-Nallbani, 9-Haxhibulic, 10-Alikaj (69’ 5-Osja), 19-Bala – Trajner : Edi MARTINI

LACI : 1-Llani, 3-Cela (69’ 13-Tanushi), 5-Brahja, 22-Nino, 23-Shazivari, 11-Sefgjini (45’ 14-Vucaj), 17-Mustafaraj, 29-Kasa, 28-Veliaj, 18-Nora, 19-Nimani – Trajner : Stravri NICA 

Shenues : 36’ Bekim BALA / Arlind NORA 70', 76' 

Gjyqtar : Taullau


Kel Naraçi

komente