Klodian Semina : Dinamo e forte, por neser rrifet
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 04 Shkurt 2010 13:19   Shtyp

klodian_seminaNje nga mbrojtesit me te mire te kampionatit Shqipetar kete vite, shkodrani Klodian Semina qe aktivizohet me Gramozin e Ersekes ne nje bisede per Albaniasoccer.com ka folur per ndeshjen e dites se neserme me kryesuesit e Dinamos.

“Nje ndeshje shume e rendesishme per ne. Do kemi perballe nje kundershtar mjaft te rrezikshem dhe qe per mendimin tim eshte skuadra me e mire e kampionatit Shqipetar per momentin. Dinamos do i mungojne disa lojtare ne kete perballje, por kjo sdo te thote qe ne e kemi te sigurte fitoren, pasi Dinamoja mbetet Dinamo pasi ka nje grup futbollistesh shume te mire. Ne kemi ne favorin tone kushtet klimaterike dhe terrenin pasi jemi stervitur dhe jemi ambjentuar me keto kushte. Kjo dhe tifozeria do jene dy armet tona plus perballe kryesuesve te kampionatit. Ne e respektojme skuadren e Shkelcim Muces, por Dinamo vertet eshte nje skuader e forte, por neser ne Erseke do te mundet”, ka perfunduar prononcimin e tij mbrojtesi i skuadres Shpresa dhe i Gramozit, Klodian Semina per Albaniasoccer.com.

Klevis Bejkolli

komente