Kategoria Superiore / Gramozi – Dinamo 0 – 1
nga AlbaniaSoccer   E premte, 05 Shkurt 2010 16:20   Shtyp

gramozi_lojeSkuadra e drejtuar nga trajneri Shkelqim Muca padyshim mund te quhet qe tani kampjonia e Shqiperise. Me fitoren e ngushte te arritur vetem ne minuten e 90-te, me nje gole te shenuar nga argjentinasi Timpanaro blute e kryeqytetit ngjiten ne kuoten e 51-pikeve, plote 15-pike me shume se Besa e vendit te dyte. Nje fitore qe ka treguar forcen e kesaj skuadre qe megjithese me mungesa te shumta ka mundur te dale e fituar nga Erseka. Per trajnerin Cana dhe per futbollistet e Gramozit gjithcka behet akoma e me e veshtire. Ata renditen ne vendin e parafundit me 18-pike. Loja e sotme eshte dominuar totalishte nga vendasit te cilet jane munduar te shenojne, por Dos Santos nuk eshte treguar i sakte. Blute jane mbrojtur mire dhe e kane goditur Gramozin me armen e tyre me te forte me ate te kundersulmit pikerishte ne minuten e 90-te, ku nuk kishte me kohe per te reaguar.

Gramozi  : AMETLLI Olgert, SEMINA Klodian, KUKAJ Liridon, REXHEPI Klaudio, XHYRA Klement, BABAJ Shpetim, HOTI Erjon, SHAQIRI Ardit (76’ LENA Bledar), HADZIBULIC Semir ( 80’ OLIVEIRA, Juriander Da Silva), DOS SANTOS Marko, NGJELA Marius (59’ SADIKU Armando)

Trajner : CANAJ Agim

Dinamo : KOTORRI Elvis, MALOTA Renato, XHAFA Erjon, DELMONTE Nicolas, MALACARNE Lucas Damian, BAKAJ Elis (88’ PEQINI Roland), ALLMUCA Igli, VILA Emiljano, SOSA Rafael, FERRAJ Nertil, SEFA Fatjon (72’ TIMPANARO, Maximiliano)

Trajner : MUCA Shkelqim

Kartona verdh : KUKAJ Liridon; HOTI Erjon 82’ ; MALOTA Renato 9’

Shenues : TIMPANARO, Maximiliano 90’

Arbiter : Albano Janku

Faik Hamdiu

komente