Perparim Daiu : Laci!? I trembem vetem gjykimit
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 06 Shkurt 2010 09:04   Shtyp

perparim_daiu1Trajneri i skuadres e Shkumbinit te Peqinit, kavajasi Perparim Daiu ne linje telefonike ka folur per Albaniasoccer.com per perballjen e sotme me skuadren e Lacit.

“Laci eshte nje skuader e mire dhe fitorja e fundit qe ata arriten perballe Vllaznise ne stadiumin “Loro Borici”, ja ka rritur akoma e me shume moralin. Ne e respektojme kundershtarin, por dhe ne kemi objektivat tona. Skuadra vjen pas dy fitoreve shume te rendesishme ndaj Vllaznise dhe Flamurtarit. Renditemi ne vendin e kater me 27-pike dhe deshirojme te qendrojme ketu ku jemi dhe pse jo ndoshta dhe mund te ngjitemi e me lart. Nga perballja e sotme i trembem vetem gjykimit. Nese ai do te jete asnjeanesh e them me bindje qe skuadra e Shkumbinit do te dale me pike nga fusha e Lacit, c’ka do te ishte dhe realizimi i objektivit tone per kete ndeshje”, ka perfunduar prononcimin e tij trajneri Daiu per Albaniasoccer.com vetem disa ore para fillimit te ndeshjes.

Klevis Bejkolli

komente