Kategoria Superiore / Besa – Kastrioti 1 – 0
nga AlbaniaSoccer   E diel, 07 Shkurt 2010 15:11   Shtyp

xhafa_daniel_thumbNje gole  i Daniel Xhafes i ka mjaftuar skuadres se Beses per te marre tre piket e rradhes. Nje fitore qe e ngjite ne kuoten e 39-pikeve verdhezinjte e drejtuar nga trajneri Shpetim Duro. Distanca me Tiranen e vendit te trete shkone ne plus shtate. Skuadra mike nga Kruja ka qene me kerkuese madje ne minutat e para kane goditur e shtyllen me ane te sulmuesit Abazaj. Ne minuten e 22-te, pas nje krosimi ne zone sulmuesi vlonjat Daniel Xhafa do te shenoje golin e pare dhe te vetem te ketij takimi. Goli ishte identik me ate te shenuar nga labi ne miqesoren me Real Madridin. Dyshja sulmuese Sinani-Xhafa e mbeshtetur nga Mancaku dhe Cikalleshi e kane vene ne veshtiresi disa here portierin Ilion Lika i cili me nderhyrjet e tij i ka mohuar atyre shenimin e golave te tjere. Skuadra mike eshte munduar deri ne minutat e fundit per te arritur te marre ndonje pike, por nuk ka mundur pasi eksperienca kavajase ka dal e fituar. Javen tjeter skuadra e Beses do te kete nje perballje direkte me kryesuesit e Dinamos ne kryeqytet.

Besa : Shehi, Vrapi, Dragusha (45’ Dhembi), Fagu, Arapi, Shkembi (85’ Traga), Poci, Cikalleshi (69’ Hasalla), Mancaku, Sinani, Xhafa

Trajner : Shpetim Duro

Kastrioti : Lika, Djarmati, Burden, Turdiu, Gjondeda, Teqja, Abazaj, Jusufi, Arifaj, Pema, Gocaj (71’ Hoxha)

Trajner : Ramadan Ndreu

Arbiter : Arton Hoxhaj

Kartona Verdh : Dhembi, Dragusha,

Shenues : Daniel Xhafa 22’

Altin Ngjela

komente