Teuta ne Erseke pa Vilfor Hysen!
nga AlbaniaSoccer   E martë, 09 Shkurt 2010 22:22   Shtyp

vilfor_hysaSkuadra e Durresit ka udhetuar drejt Ersekes per ta kaluar atje naten. Per djemte e detit do te mungoje serish sulmuesi Vilfor Hysa. Trajneri Ylli Shehu shpreson ne marrjen e nje rezultati sa me te favorshem ne kete ndeshje per te qene me i qete ne ndehsjen e dyte qe do te luhet ne Durres. Kalendari ka edhe kapriçiot e veta. Teuta do të udhëtojë për në Ersekë për të luajtur takimin e parë të kupës, gjithmonë nëse stadiumi nuk do të jetë i mbuluar nga bora, siç ndodhi në Korçë. Por durrsakët këtë kundërshtar do ta gjejnë edhe në fundjavë për në kampionat. Një duel interesant, që ia vlen ta ndjekësh. 

Arnold Dhimitri

komente