Kategoria Superiore / Teuta - Gramozi 2-0
nga AlbaniaSoccer   E diel, 14 Shkurt 2010 16:16   Shtyp

vllaznia_teuta_thumbMinutat e para te ndeshjes kane qene me te mira per skuadren e Gramozit. Sulmuesi Dos Santos ne minuten e pare eshte penguar brenda zones, por per arbitrin Enea Jorgji nuk ka penallti dhe ka lejuar vazhdimin e lojes. Miqte nga kolonja e kane vizituar dhe dy here te tjera porten e portierit Rizvani, por pa mundur ta shenjestrojne ate. Djemte e Ylli Shehut zgjohen dhe marrin nen kontroll lojen. Sulmuesi dhe njekohesisht dhe kapiteni durrsak Mile ka rrezikuar disa here, por pa mundur dot te mposhte portierin Ametlli. Ne minute e 25-te, do te zhbllokohej rezultati i kesaj ndeshje. Do te ishte mesfushori Bledar Hodo autori i golit te avantazhit. Teuta megjithese ne avantazh nuk terhiqet, por i ka shtuar sulmet ne porten e Gramozit. Ne minute e 35-te, mbrojtesi Dushku ka shenuar golin e dyte duke i dhene keshtu qetesi skuadres se tij per te administruar rezultatin. Menyra e festimit te golit te shenuar nga ana e mbrojtesit ka qene shume e vecante. Ai ka marre topin dhe eshte drejtuar perballe tribunes qendrore e ka ulur topin poshte dhe ka vene siper tij kemben te njeten gje kane bere dhe shoket e tjere te skuadres duke thene qe, pikerishte ky top i bashkone te gjithe. Trajneri Agim Canaj ne minute e 37-te, ben zevendesimin e pare. Ai largon nga loja Bledar Lenen dhe ne vend te tij aktivizone Olsi Bajollari. Arbitri kater jep nje minute shtese. Ne minute shtese Grazmoi fiton nje goditje te lire ballore me porten e Rizvanit. Sulmuesi Ngjela merr persiper ekzekutimin e saj nga ku nuk sjell asnje rrezik. Pjesa e pare mbyllet me fitoren e paste rte djemve te detit me rezultatin 2-0.

Pjesa e dyte filloi me nje Gramoz me agresiv dhe me kerkues. Ne minute e 53-te, nje gjuatje e bukur nga jashte zone e Semir Haxhibulic ngushtohet nga portieri durrsak Rizvanii cili e dergon topin ne goditje kendi. Nga kendi kroson sulmuesi Ngjela dhe topi i ardhur nga ai gjuhet bukur me koke nga Semina, por ka perfunduar pak larg portes se Rizvanit. Ne minuten e 59-te, trajneri Cana bene dhe zevendesimin e dyte. Largon nga loja Shaqirin dhe ne vend te tij aktivizon Metanin. Duhet te vinte minuta e 66-te, qe Teuta te gjuante per here te pare ne pjesen e dyte ne porten e Gramozit me ane te kapitenit Mile. Po ne kete minute do te vinte dhe kartoni i pare i verdh ne kete ndeshje qe do te merrej nga mesfushori Erjon Hoti. Ne minuten e 67-te, sulmuesi Mirel Cota detyrohet te lere fushen e lojes pas nje demtimi dhe ne vend te tij aktivizohet Dosti. Trajneri Agim Cana ne minute e 72-te, bene dhe zevendesimine trete. Largon nga loja Ngjelen dhe ne vend te tij aktivizone Oliverien. Portieri Rizvani ne minuten 74-ter, I thote serish jo golit ne porten e tij duke ja mohuar kete te drejte mesfushorit Haxhibulic. Ne minuten e 80-te, Erjon Dushku trondit shtyllen e portierit Ametlli. Ne minute e 84-ter, boshnjaku Haxhibulic gjuan bukur, por me te njejten menyre i pergjigjet dhe portiere Rizvani i cili ka qene nje nga lojtaret me te mire ne fushen e lojes per Teuten. Arbitri kater jep kater minuta shtese te cilat nuk sjellin asnje ndryshim ne rezultatin e ndeshjes.

Teuta - Gramozi 2-0 (Kliko per skeden e ndeshjes)

Klevis Bejkolli

komente