Kategoria Superiore / Gramozi - Vllaznia 1-1
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 20 Shkurt 2010 18:23   Shtyp

gramozi_lojeTakimi qe u luajt sot midis Gramozit dhe Vllaznise ka perfunduar ne barazim 1-1. Te paret qe kaluan ne avantazh ishin futbollistet miqte. Golin nga skuadra e Vllaznise e shenoj Rajovic ne minuten e 36-te. Pas shenimit te golit nga Vllaznia, vendasit filluan qe te risin se tepermi sulmet dhe presionin ne porten e Vllaznise. Por me gjithe rastet e shperdoruara, pjesa e pare u mbyll 0-1 per Vllaznine.

Ne pjesen e dyte, vendasit qe ne minutat e para realizuan me ane te gol shenusit te tyre me te mire Armando Sadiku ne minuten e 49-te. Ky gol e ndezi akoma me teper rivalitetin ne fushe. Rastet kane qene te shumta per te dyja skuadrat por skuadra e Vllaznise ka shperdorur shume me teper raste, se vendasit. Ne minuten e 69 i sapo futuri ne loje Bekim Bala pati nje rast vetem me portierin por Orgel Ametlli i ka zene rezen dhe topi ka perfunduar jashte. Pas 2 minutash me pas ka qene Dos Santosi perballe portierit Grima pasi ka shmangur mbrojtesit e skuadres se Vllaznise ka gjuajtur por topi ka goditur ne shtylle. 

Fusha ishte ne kushte shume te keqija u be shume "Llucë" ne mesfushe,pasi ne oren 12.00 filluan rreshjet e shiut. Tifozeria Kolonjare ishin shume te indinjuar me arbitrimin dhe ne minutat e fundit dhe pas ndeshjes, ka patur nje konflikt midis anesorit Rexha dhe nje lojtari te Gramozit. 

Ndonese te dyja ekipet paten raste per te shenuar, perseri takimi u mbyll ne barazim 1-1

Skeda e ndeshjes (Kliko ketu) 

Kel Naraçi

 

komente