Kategoria Superiore Java XX / Skenderbeu-Teuta 3-0
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 25 Shkurt 2010 16:34   Shtyp
skenderbeu_lojtaret_festojne_gol_fitore_thumb

Luhet futboll me ne fund ne fushen e stadiumit “Skenderbeu”. Ndeshja e prapambetur e javes se XX e Kategorise Superiore, Skenderbeu-Teuta eshte luajtur diten e sotme ne oren 14:00. Lojtaret korcar kane arritur te fitojne paster ndaj Teutes. Trajneri Mirel Josa tashme ne drejtimin e Skenderbeut ka mposhtur ish skuadren qe vetem pak jave me pare ai e drejtonte si dhe ish ndihmesin e tij Ylli Shehu i cili eshte ne krye te djemve te detit. Pjesa e pare ka qene ne nivelin mesatar ku te dy skuadrat kane studiuar njera-tjetren. Nje 45-minutesh ku vendasit jane treguar me superior se miqte, por pa mundur dot te shenojne. Temperaturat e uleta nuk kane penguar qe mbi 3700-tifoze, te ishin te pranishem ne stadium. Ata per gjate gjithe lojes kane mbeshtetur skuadren e tyre te zemres. Pjesa e pare eshte mbyllur me rrjeta te paprekura.

Ne pjesen e dyte korcaret hidhen te gjithe ne sulme per te zhbllokuar rezultatin. Ne minuten e 51-te, elbasanlliu Klevis Roshi shenon nje eurogol duke i dhene avantazhin momental skuadres se tij dhe duke e entuziazmuar tifozerine vendase. Do te jete serish Roshi i cili tashme eshte kthyer ne nje lider te mesfushes korcare qe shenon golin e dyte ne minuten e 66-te. Goli i dyte do te jete edhe me i bukur se i pari. Ne tre ndeshje te luajtura me Skenderbeun po kaq gola ka shenuar, por e vecanta eshte qe te tre golat kane qene eurogola. Nga ky cast gjithcka behet me e lehte per Skenderbeun i cili administron me se miri rezultatin. Teuta eshte e pafuqishme dhe eshte e dorezuar. Korcaret te “pangopur”, shenojne dhe ne minutat shtese golin e trete. Milan Guerrib do te jete autori i golit te trete ne minuten e 92-te. Me kete fitore skuadra e Skenderbeut ngjitet ne kuoten e 18-pikeve, me nje ndeshje me pak. Te dielen skuadra e Joses do te luaje ndeshjen e prapambetur me Shkumbinin.

Skeda e ndeshjes (Kliko ketu)

Kel Naraçi

komente