Teuta/ Lekundet pozita per trajnerin Ylli Shehu!
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 22 Mars 2010 05:33   Shtyp
ylli_shehuHumbja e pesuar te shtunen ndaj Gramozit ka nderlikuar jo pak situaten e skuadres durrsake ne renditjen e kampionatit. Ndersa eshte ngushtuar mjaft diferenca e pikeve me ekipet qe luftojne per mbijetese. Perballe Gramozit, skuadra bregdetare ka bere nje nga ndeshjet me te dobta ne kete sezon, duke shfaqur probleme te shumta ne te gjitha repartet. Kete gje e ka theksuar edhe trajneri Ylli Shehu pas ndeshjes, i cili eshte mjaft i merzitur me lojen zhgenjyese qe skuadra e tij ka bere ndaj ekipit kolonjar. Duket se ky deshtim ne fushen e tyre mund te lekunde seriozisht pankinen durrsake perpara nje ndeshje mjaft te rendesishme siç eshte gjysemfinalja e Kupes se Shqiperise qe do te luhet ndaj Vllaznise te merkuren.

Enea Shtrepi
komente