Te veçanta / Gramozi - Skenderbeu
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 27 Mars 2010 16:25   Shtyp
skenderbeu_fansGjate takimit Gramozi-Skenderbeu ka patur shume momente tensionimi, te cilat arriten kulmin ne minuten e 73-te kur gjyqtari Artan Taullai pezulloi takimin per te mos e rifilluar me duke e ndaluar per skak te trazirave.

Banderolat

Ne fillim te takimit tifozerite e te dyja skuadrave kishin hedhur parrulat dhe banderolat ne mbeshtetje te ekipive respektive. Tifozet e Gramozit kishin paraqitur banderolat : "Gramozi zemra e jone", "Duam Fitore", "Mustafa dhe Rezart Taçi - Faleminderit nga Gramozi i Kolonjareve" si dhe banderolen "Minjte e debores" si replike e banderoles se tifozerise Korcare qe kishin hedhur ne zonen e tyre: "Ujqerit e Debores"

Rezart Taçi

Gjate takimit, sidomos ne pjesen e pare, Taçi i kerkonte nga tribuna Agim canajt duke i bere me shenje qe te largonte sulmuesin Ngjela

Dos Santos

Sulmuesi me ngjyre ishte nje nga me te motivuarit qe u mundua gjate gjithe periudhes se acarimeve te qetesonte tifozerine vendase duke iu drejtuar atyre me kerkesen per te ulur tensionin qe po pershkonte ato momente delikate.

Policet

Gjate periudhes qe lojtaret dhe trajneret ishin duke pritur ne fushe rifillimin e ndeshjes, polici qe ndodhej prane trajnerit te Skenderbeut i ofron Joses nje cigare per ta qetesuar.

Tifozerite

Pas perfundimit te takimit te dyja tifozerite edhe ata te Gramozit edhe ata te Skenderbeut kane shkembyer kontakte fizike dhe kane replikuar midis tyre jashte stadiumit. Situata u nderlikua deri ne ate mase, sa qe duhej nderhyrja e forcave speciale te policise per te qetesuar gjendjen.

Gjyqtaret

Edhe pas perfundimit te takimit, gjyqtaret e ndeshjes kane qendruar per nje kohe te gjate ne dhomat e zhveshjes duke mos u larguar menjehere nga Stadiumi


Enea Shtrepi

komente