Kategoria Superiore / Besa-Flamurtari 1-2
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 29 Mars 2010 03:56   Shtyp
flamurtariBesa ndryshe nga dy javet e fundit kur ka toleruar me shume nga c'duhej, sot perballe Flamurtarit eshte mundur me merite nga skuadra vlonjate. Kane mjaftuar dy gola te golashenuesit me te mire te sezonit te kaluar per te mposhtur skuadren e trajnerit Duro. Ne minuten e 21’ Migen Memelli ka realizuar ndoshta golin me te bukur te kampionatit duke leshuar nje gjuajtje potente nga afro40metra, duke ja bere te pamundur portierit Orges Shehi, misionin per te ruajtur te paprekur porten e tij. Ne minute e 39-te, Daniel Xhafa ka barazuar rezultatin pas nje topi te harkuar bukur nga Sinani brenda zones. Pas fraksionit te pare te lojes asnje nga drejtuesit e Flamurtarit te pranishem ne tribunen VIP nuk pranoi te shkonte tek lokali VIP ku zakonisht  drejtuesat e te dy skuadave bashkohen dhe bisedojne njeri me tjetrin. Ne pjesen e dyte, te dy ekipet kane provuar me te gjitha menyrat per te shkuar drejt golit, por fati i ka buzqeshur vlonjateve qe ne minute e 77’ kane realizuar golin e fitores dhe serish ka qene sulmuesi Migen Memeli ai qe ka menduar per te mposhtur Shehin e per ti dhene skuadres se tij nje tre pikesh te vyer ne transferte.

Skeda e ndeshjes - Kliko ketu

Altin Ngjela
komente