Cipi: Nuk kemi kerkuar gjyqtar te huaj per Skenderbeun
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 05 Prill 2010 23:27   Shtyp

geri_cipiTe Flamurtari ka nisur te ndihet atmosfera e perballjes delikate me Skenderbeun, takim qe mund shpetoje perfundimisht njeren prej skuadrave nga lufta per te mos rene nga kategoria superiore. Per te mos krijuar konflikte dhe tensionuar situaten, sekretari i Flamurtarit, Geri Cipi, ka bere nje deklarate per mediat diten e sotme.
“Nuk eshte e vertete qe kemi kerkuar gjyqtare te huaj por besojme tek gjyqtaret tane te kampionatit shqiptar dhe kemi te drejte te besojme se do te jete nje ndeshje e gjykuar drejt per te dyja ekipet. Marredheniet mes dy ekipeve kane qene te mira dhe deshirojme te mbeten te tilla si ne prag por edhe pas zhvillimit te ndeshjes qe do te luhet ne fundjave. Ndeshja eshte shume e rendesishme per te dyja ekipet duke pare edhe renditjen ne te cilen rrezikohen te gjitha ekipet nga vendi i peste dhe deri ne fund. Kemi te drejte te besojme se ne ndeshjen ndaj Skenderbeut ekipi do te jape me te miren e vet.Gjendja e lojtareve eshte pozitive, ku Flamurtari vjen pas tre fitoresh rresht ne kampionat”, thekson Cipi ne kete deklarate te cilen ka vendosur ta beje per te qetesuar gjendjen ne prag te ndeshjes me Skenderbeun.

komente