Mustafa Taci: Gjyqtaret dhe rezultatet e fiksuara, detyruan Gramozin te jete I fundit
nga AlbaniaSoccer   E martë, 06 Prill 2010 22:53   Shtyp

Mustafa_TaciPresidenti i Gramozit, Mustafa Taci ne diten e sotme ka bere nje deklarate per mediat duke folur per sezonin debutues te skuadres se tij ne kategorine superiore. Ai ka analizuar arsyet pse ekipi kolonjar nuk mori rezultatet qe te gjithe prisnin.Ka cilesuar gjykimin dhe tolerimet e ekipeve te tjera, si arsyet kryesore per pozicionin qe skuadra e tij ka ne renditje."Superliga ka qene per ne nje eksperience, per te cilen duhet folur gjeresisht dhe hollesisht. Kete do ta bej ne nje kohe te mevonshme, por nuk mund te rri pa theksuar faktin se, ketij kampionati i ka munguar loja e ndershme dhe ka pasur nje mungese te theksuar burrerie. Gjithmone e kam konsideruar futbollin si nje gare qe do te kenaqte sportdashesit, si nje aktivitet qe i bashkon te gjithe, te krijoje miqesi te reja, jo vetem midis drejtuesve dhe ekipeve, por edhe midis krahinave te ndryshme te vendit. Pozicioni ne te cilin ndodhet ekipi jone, ka ardhur jo vetem nga gabimet tona, por per gabimet me dashje te gjyqtareve te cilet na kane ndeshkuar dhe na kane paragjykuar. Por nje nga shkaqet qe ne jemi ne kete renditje eshte edhe fakti se shume ekipe kane bere tolerime ndaj njera-tjetres dhe ketu ka humbur edhe burreria. Krejt e kunderta do te ndodhe me ne, kam deklaruar edhe here te tjera se ne do te permbushim deri ne fund detyrimin qe kemi ndaj sportdashesve tane kudo qe jane, per nje gare te ndershme. Madje theksoj dhe deklaroj publikisht se per çdo fitore do te vazhdohet te kete premio, si jashte fushes ashtu edhe brenda saj. Ky mund te duket nje veprim jo normal por une them se eshte shume moral dhe ne e kemi ate. Kete kerkoj dhe nga futbollistet te cilet duhet qe te respektojne veten e tyre dhe te punojne dhe te garojne si profesioniste te vertete”, eshte shprehur presidenti Mustafa Taci.

Enea Shtrepi

komente