Kategoria Superiore/ Flamurtari-Kastrioti 3:0
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 17 Prill 2010 23:39   Shtyp

flamurtariFlamurtari ka mundur te hedh nje hap te sigurt drejt qendrimit ne superiore pas fitores me nje prej rivaleve direkt ne luften per mbijetese. Kastroti eshte dorezuar ne Vlore. Ka qene nje ndeshje e forte dhe te dy skuadrat kane zhvilluar nje loje te ashper me nderhyrje te forta. Flamurtari duke shfrytezuar faktorin fushe ka tentuar ti imponohet kundershtarit dhe nuk ka vonuar goli i pare. Ne minute e 24 ka qene Licaj ai qe ka shenuar per vlonjatet. Pas kesaj, krutanet kane tentuar gjithcka per te barazuar apo permbysur shifrat por ka mjaftur super Memelli qe ka realizuar nje dopiete duke fiksuar rezultatin ne 3-0.

Flamurtari 3
Kastrioti 0


Shenues: Liçaj 24’, Memelli 73’, 87’


Flamurtari: Moçka, Sakaj, Puljiz, Veliu, Grami, Kuqi, Progni (83’ Strati), Zeqiri, Liçaj (70’ Shehaj), Lena, Memelli Tr. G.Magani
Kastrioti: Lika, Teqja, Buden, Shameti, Kalari (53’Arifaj), Turdiu, Gocaj, Gjondeda, Pema, Babiç (18’ Jusufi), Abazaj Tr.R.Ndreu
Gjyqtare: B.Pashaj, G.Qirici (Tirane), A.Guçe (Lushnje)
Vezhgues: F.Tare (Tirane)
Kartona te verdhe: Kuqi / Buden, Teqja, Kalari, Pema
Karton i kuq: Shameti

 

komente