Laci/ Demtohen Nora e Tanushi ne alarm trajneri Nica
nga AlbaniaSoccer   E diel, 18 Prill 2010 22:07   Shtyp
nora-lai_thumbFitorja me Gramozin ka bere qe lacjanet te detyrohen te paguajne nje fature jo te vogel. Jane demtuar dy lojtaret me te mire te skuadres bardhezi, Nora dhe Tanushi cka ka bere qe trajneri Nica te alarmohet. Te merkuren, Lacin e prêt nje ndeshje e veshtire ne kryeqytet perballe Tiranes dhe objektivi Europe kalon nga ky takim. Nica eshte shprehur i pakenaqur nga demtimet e dy lojtareve por shpreson qe te rekuperohen ne kohe per takimin e te merkures. “Shpresoj qe Nora dhe Tanushi te riaftesohen nga demtimet pasi jane dy lojtar mjaft te rendesishem per skuadren tone. Nese jo ,do te jete nje humbje e madhe per ne te mos i kemi keta dy futbolliste ne fushe”, eshte shprehur trajneri i Lacit Stavri Nica.
komente