Muca: Finalizuam sezonin, e meritojme titullin
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 21 Prill 2010 23:46   Shtyp
MucaPasi ka fituar titullin kampion sot ne mesdite, trajneri i Dinamos, Shkelqim Muca e ka komentur trofeun e fituar dhe ecurine e skuadres se tij.“Humbja e sotme ishte përsëri rezultat i asaj që ne jemi ndierë kampion prej javësh. Falë edhe rezultatit të Tiranës, ne jemi matematikisht kampionë dhe humbja që kemi pësuar nuk na i heq meritat. Është kurorëzimi i një pune të madhe të kryer nga skuadra jonë që nga ndeshja e parë e kampionatit. Për këtë arsye jemi të kënaqur, unë personalisht jam i kënaqur që fitova një tjetër titull kampion, pas atyre si trajner dhe lojtar me Tiranën. Fakti që ne jemi kaq të shkëputur është merita jonë dhe titulli nuk është dhuratë nga askush. Sigurisht, fitorja e Laçit na e dha katër javë para mbarimit, por secili luan për vete. Pastaj unë e kam thënë që e rëndësishme është ta fitojmë titullin dhe jo sa javë para arrijmë ta marrim atë”, eshte shprehur Muca.
komente