Kategoria Superiore/ Vllaznia-Flamurtari 1:1
nga AlbaniaSoccer   E diel, 25 Prill 2010 16:36   Shtyp
flamurtar-vllazni_3Ne Shkoder kete here u luajt nje ndeshje e vertete ku asnje nga ekipet nuk toleroi asgje.Ne pranine te jo shume spektatoreve ndeshja filloi e barabarte por do te ishte nje gol i Memellit ne minuten e 13' qe do ta thyente kete ekuiliber.Me shenimin e ketij golit ekipi vlonjat u duk sikur kishte arritur objektivin dhe i la hapsire  kuqbluve vendas.Ne mesin e pjeses se pare do te ishte nje gjuajtje shume e bukur e Doçit por Moçka reagon mjeshterisht dhe ben qe rrjeta vlonjate mos te prekej.Pjesa e pare mbaroi me avantazhin e miqve.
Pjesa e dyte sheh shkodranet ne sulm per arritjen e barazimit qe do te vinte ne minuten e 55' me ane te Shtubines.Ne fushe ishte vetem ekipi i Vllaznise qe tentoi disa here te shenonte golin e avantazhit por pa arritur ta bente diqka te tille.Sigurisht qe edhe humori jo shume i mire i albitrit Jemini beri qe shkodranet mos te arrinin nje fitore te merituar, me disa faulla ne hyrje te zones dhe brenda saj te cilat nuk i sanksionoi.Ndoshta edhe nga ky fakt gjakrat u nxehen dhe Vllaznia e mbylli ndeshjen me 9-te lojtare.Ku me te kuqe u larguan boshnjaku Hadzibulic dhe malazezi Rajovic qe reagoi duke goditur me shkelm Memen i cili e terhoqi nga fanella.Sigurisht gjesti i Rajovicit ishte i denushem por estrada qe beri Mema tensionoi edhe me teper gjendjen ne fushe.Lojtaret u konfrontuan midis tyre por cdo gje u mbyll shpejt.Ky barazim i vlejti me shume vlonjateve sesa shkodraneve dhe pse drejtuesit kuqezi kishin deklaruar qe vinin ne Shkoder per nje barazim.


Kel Naraci
komente