Hair Zeqiri : Nuk e diskutojme fitoren me Apolonine
nga AlbaniaSoccer   E martë, 27 Prill 2010 20:12   Shtyp
hair_zeqiriNje nga mesfushoret me te mire te kategorise superiore, vlonjati Hair Zeqiri ka folur per web Albaniasoccer.com per ecurine e skuadres se Flamurtarit si dhe per sfiden e kesaj jave qe do te luhet ne Vlore me fqinjet e Apolonise."Kemi zhgenjyer shume kete sezon. Nuk kemi dhene ate qe pritej. Dua ti kerkoj falje tifozerise se mrekullueshme vlonjate si dhe z.Shpetim Gjika, i cili na ka plotesuar te gjitha kushtet per te bere nje kampionat sa me te mire"."Renditemi ne vendin e gjashte me 41-pike, por serisht jemi te rrezikuar dhe cdo ndeshje deri ne fund te kampionatit eshte si nje finale per ne. Pika e marre ne trasferten e Shkodres ishte mjaft me vlere per ne, por mund te kishim arritur te dilnim e me piket maksimale"."Kete jave kemi nje ndeshje te veshtire me skuadren fqinje te Apolonise. Si ne dhe skuadra fierake kemi pozita jo fort te mira ne klasifikime. Nuk na lejohen hapa falls. Me vjen keq per Apolonine, por kete ndeshje e fitojme ne"."Trajneri Magani ka bere nje pune te shkelqyer me skuadren dhe seria e rezultateve pozitive normalisht qe eshte merite e tij".

Klevis Bejkolli
komente