Rekord mungesash te Shkumbini, 9 lojtar nuk jane te gatshem per Daiun
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 28 Prill 2010 23:10   Shtyp

perparim_daiuDhimbje koke per trajnerin e Shkumbinit Perparim Daiu, i cili per ndeshjen e rradhes nuk do te kete te gatshem plot nente lojtar. Numer rekord ky per Shkumbinin duke llogaritur qe te premten perballe Skenderbeut ne transferte do te behet me shume se e veshtire. Pjesa me e madhe e futbollisteve peqinas do te mungojne si pasoje demtimesh por ka dhe disa lojtar te skualifikuar me kartona. Daiu do te jete i detyruar te marre disa lojtar nga te rinjte qe ka ne ekip, per ti aktivizuar ne 11-tshen qe do te luaje kunder Korcareve.

komente