Kategoria Superiore/ Kastrioti-Teuta 3:0
nga AlbaniaSoccer   E premte, 30 Prill 2010 16:57   Shtyp

katrioti-teutaKastrioti fiton derbin e mbijetesës


Derbi i mbijetesës mes Kastriotit dhe Teutës është mbylluar me suksesin e skuadrës krutane që ka fituar me një rezultat të thellë 3:0. Ndryshe nga sa ishte menduar kjo sfidë, ku parashikohej të kishte mjaft rivalitet, durrsakët nuk i kanë bërë asnjë lloj rezistence kundërshtarit. Kastrioti e ka kërkuar golin që në minutat e para, por avantazhi i tyre ka mbërritur vetem ne minutat e fundit te pjesës së parë, me anë të Hoxhës. Në pjesën e dytë, Teuta jo vetëm që nuk ka reaguar, por Kalari ka shënuar në minutën 51’ golin e dytë për vendasit duke siguruar fitoren. Avantazhi i dyfishtë ka dorëzuar djemtë durrsakë që po kalojnë një moment mjaft të vështirë në këtë fund kampionati. Kastrioti vec fitores mendon dhe për golavarazhin duke realizuar dhe golin e tretë me anë të Gocaj në minutën 71’. Ky sukses i jep më shumë shpresa Kastriotit që tashmë është barazuar me pikë me Teutën dhe ka lënë pas Apoloninë në renditje. Kurse për Teutën kjo humbje vec pikëve i jep dhe një goditje të rëndë psikologjike, ku mjaft të rrezikuar janë dhe dyshja e drejtimit Ylli Shehu dhe Edmond Zalla, sepse me ta ne krye skuadra durrsake ka marre rezultate mjaft te dobëta.


Altin Ngjela

komente