Kategoria Superiore/ Gramozi-Vllaznia 1:2
nga AlbaniaSoccer   E premte, 30 Prill 2010 23:45   Shtyp

Gramozi_Vllaznia_Shkodranet kane arritur te marrin nje tre pikesh ne transferte duke mundur Gramozin vendas vetem ne minuten e fundit te kohes se rregullt. Kane qene vendasit ata qe kane zhvilluar nje paraqitje mjaft te mire ne pjesen e pare te lojes duke treguar se do te respektojne deri ne fund kampionatin edhe pse tashme kane prere bileten per ne nje kategori me poshte. Ne krahun tjeter, Vllaznia ka qene e detyruar te kundersulmoje por Bala nuk eshte treguar I sakte para portierit kolonjar. Ne minute e 56’ Sadiku ka mundur te kaloje Gramozin ne avantazh por do te ishte serish ai qe do ta ndeshkonte skuadren e tij duke dale me karton te kuq pas disa minutash. Pas kesaj, Vllaznia eshte hedhur e gjitha ne sulm dhe fillimisht ka barazuar me ane te malazezit, Mrvalevic e ne minuten e fundit te kohes se rregullt ka qene Shtupina qe ka realizuar golin qe per shkodranet vlen tre pike.

GRAMOZI 1

VLLAZNIA 2

Shenues: Sadiku 56’/ Mervjaleviç 76’, Shtubina 90’

GRAMOZI: Ametlli, Rexhepi, Kukaj, Xhyra, Gosevski, Olivera, Metani (Lena 72’), Haxhibuliç (Shupe 81’), Hoti, Sadiku, Dos Santos. Tr Agim Canaj

VLLAZNIA: Bishani, Smajli, Mrvjaleviç, Kraja, Osja, Shtubina, Belisha, Leci, Bala, Doçi, Nallbani. Tr.E.Martini

Gjyqtare: S.Çekaj (Laç), R.Preça, E.Gançi (Elbasan)

Vezhgues: Dhori Prifti (Korçe)

Kartona te verdhe: Dos Santos, Sadiku (2) / Kraja, Leci, Smajli,

Karton i kuq: Sadiku

komente