Arlind Nora : Ne stadiumin e “betonuar” te Lacit, s’mund te hyje politika!
nga AlbaniaSoccer   E diel, 02 Maj 2010 15:06   Shtyp

nora-lai_thumbSulmuesi me i mire skuadres laciane, gjirokastriti Arlind Nora ka folur per ndeshjen qe do luhet pas dy javesh ne stadiumin e Lacit me skuadren e Skenderbeut. “Dy skuadra me objektiva krejt te kunderta. Ne po luftojme per te kapur nje bilete per ne kupat e Europes kurse Skenderbeu per te qendruar ne Kategorine Superiore. Ne i frikesohemi vetem padrejtesive dhe deshirojme qe gjithcka te vendoset nga lojtaret dhe jo nga persona te tjere qe mund te kene ndikimet e tyre ne menyre direkte ose indirekte. Kemi filluar te mendojme qe tani per kete ndeshje pasi dhe kundershtari meriton nje vleresim maksimal pasi eshte rritur shume ne kete faze te trete. Vetem per dicka mund te flas me bindje te plote qe ne stadiumin e “betonuar” te Lacit s’mund te hyje politika dhe nese arbitrohet drejte do ta fitoje skuadra qe jep me te miren ne fushen e lojes. I kemi te gjitha mundesite per ta derguar Lacin ne kupat e Europes dhe per ate qe ka treguart kjo skuader kete sezone mendoj qe e meritone dhe sidomos tifozeria e zjarrte laciane qe na ka mbeshtetur kudo”.

Mario Nikolla

komente